Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mundur 3-1 Tiranën në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar.

Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” prodhoi shumë emocione, ndërsa Edi Martrini u vu edhe njëherë përballë Orges Shehit, i cili zhvilloi ndeshjen e parë në krye të stolit bardheblu pas rikthimit.

Të parët që shënuan ishin pikërisht kryeqytetasit, të cilët kaluan në avantazh me Redon Xhixhën në minutën e 26’.

Gjithsesi, festa bardheblu zgjati vetëm 6 minuta, pasi shkodranët rikthyen baraspeshën me anë të Charles në të 32’.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë morën lojën nën kontroll. në minutën e 49’, Cortes shënoi në portën e tij, duke i dhënë për herë të parë avantazhin ekipit të Martinit, ndërsa në të 71’ Balaj i dha goditjen e fundit bardhebluve me një 11-metërsh.

Kështu Vllaznia ruan kreun e Superiores me 51 pikë, ndërsa Shehit do t’i duhet të punojë më shumë për të realizuar objektivin “mbijetesë”, me Tiranën që e sheh veten në vendin e parafundit me 21 pikë.

REZULTATI:

Vllaznia 3-1 Tirana

Charles 32’, Cortez (A.G) 49’, Balaj (P) 71’ / Xhixha 26’

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB