Demokratët akuzojnë Departamentin Amerikan të Drejtësisë: Keni fshirë dosjet e Epstein që kanë lidhje me Trump Pretendime se përfaqësues amerikanë kanë ushtruar presion ndaj institucioneve franceze, kanë ngjallur debate të mëdha në Paris.
Ekspertët po analizojnë situatën, që sipas tyre, tregon se në çfarë mase Franca është në shënjestër të lëvizjes MAGA të Donald Trump-it. Sipas një gjyqtareje të lartë, Magali Lafourcade, përfaqësues të administratës amerikane kanë kërkuar informacione lidhur me çështjen gjyqësore ndaj lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Lafourcade deklaron se gjatë një takimi në prill 2025 me dy zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, u ngritën pikëpyetje mbi vendimin që i ndalon Le Pen kandidimin për pesë vjet, pas dënimit për shpërdorim fondesh të Bashkimit Europian.
Sipas saj, diplomatët amerikanë sugjeruan se vendimi mund të kishte motive politike dhe përmendën çështjen e “lirisë së shprehjes”. “Sipas diplomatëve amerikanë, dënimi ishte me motive politike, pasi Le Pen ishte kundër Presidentit Emmanuel Macron,” kujton Lafourcade.
Gjyqtarja theksoi se procesi gjyqësor kishte zgjatur dhjetë vjet dhe ishte zhvilluar në përputhje me ligjin francez. Nga ana tjetër, Nicolas Conquer, themelues i institutit “The Western Arc”, i lidhur me qarqe konservatore amerikane, i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje, duke i quajtur “të pabaza” dhe duke theksuar se bëhet fjalë thjesht për një vëzhgim të zhvillimeve politike.
“Kjo është shpifje. Është krejtësisht e ligjshme të kesh rezerva për gjyqin. Ne jemi vëzhgues të ngjarjeve dhe mbrojmë çështje që janë në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës,” tha ai në një intervistë për DW.
Top Channel