Roma-Juventus e mbrëmjes të së dielës nuk do të jetë një ndeshje banale për askënd; në Olimpico është një finale e vërtetë për kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Ai që e ndjen më shumë nga të gjithë është pikërisht Paulo Dybala, ish-i i ndeshjes, i persekutuar nga dëmtimtet, por me dëshirën për t’iu dhuruar verdhekuqve biletën për kompeticionin më të rëndësishëm evropian

Edhe për këtë arsye, argjentinasi ka shtypur gazin e rikuperimit për të qenë të paktën mes të grumbulluarve për supersfidën e së dielës. Që këtë të enjte, ‘La Joya’ e rriti ngarkesën e punës për të verifikuar gjendjen e gjurit të tij, ndërsa të premten do të jetë prova vendimtare nëse Dybala do të jetë në gjendje të stëvitet bashkë me pjesën tjetër të skuarës dhe nëse do të mund të kthehet në dispozicion të paktën për të nisur ndeshjen nga stoli.

Nuk do të jetë e lehtë, por Dybala synon të tentojë deri në fund. Roma-Juventus është një takim ku askush nuk dëshiron të mungojë, as Matias Soule. Edhe ky një tjetër ish futbollist i Juventus i cili ka ende probleme me pubalgjinë dhe këto ditë po punon në Trigoria me të njëjtin objektiv si bashkëkombasi i tij; të jetë të paktën i grumbulluar në skuadër për ta ndihmuar atë gjatë ndeshjes nëse do të jetë e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB