“Mu tha copë, je përgjegjës për reformën në drejtësi”, Rama tregon pakënaqësitë e deputetëve të PS: Vlerësoni më shumë komoditetin tuaj

26/02/2026 12:35

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së ka folur për reformën zgjedhore.

Ai u shpreh se e kanë bërë përgjegjës atë për efektet anësore të kësaj reforme, teksa shtoi se edhe deputetët socialistë i qëndrojnë të njëjtës gjë.

“Unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në drejtësi, sot natyrisht jo vetëm unë se ka edhe një tjetër që është përgjegjës, por aty mu tha mua copë. Por jam unë përgjegjës që kjo reformë që ka pasur këto efektet e dëmshme anësore, jam i bindur që ka edhe të tjerë që mendojnë njësoj si ta.

Unë e mirëkuptoj zhgënjimin, jo edhe aq të shokëve që kanë punuar ose votuar për reformën, por ta quash dështim nga mbështetësit e dikurshëm të saj, je në të drejtën e vënies së alarmit. Të mos llogarisësh përtej kostove aktuale dhe të mos vlerësosh më shumë se sa komoditetin tënd. Jam gjithnjë e më shumë rezistent”, tha kreu i socialistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB