Kjo fundjavë është ajo e klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Skuadrat janë në pozicione diametrikisht të kundërta me shkodranët që janë në krye të klasifikimit, ndërsa Tirana është në vendin e fundit, e megjithatë kjo sfidë ka qenë gjithnjë e rivalizuar pavarësisht diferencave në klasifikim.

Por kjo sfida dhe një sfidë tjetër brenda saj, atë mes trajnerëve, Edi Martini dhe Orges Shehi që do të nisë aventurën e tij të dytë me bardheblutë pikërisht në këtë klasike me Vllazninë.

Statistikat e përballjeve mes këtyre dy trajnerëve flasin për një ekuilibër perfekt. Në total, Martini dhe Shehi që janë përballur mes tyre në pankinat e skuadrave të ndryshme, kanë 14 sfida mes tyre me 6 fitore për Martinin, 2 barazime dhe 6 fitore për Orges Shehin.

Më shpesh Shehi dhe Martini janë përballur kur trajneri shkodran ka qenë në stolin e Teutës dhe Shehi te Tirana, 9 herë. Bilanci ka qenë perfekt, 4 fitore si për Martinin ashtu edhe për Shehin dhe 1 barazim, me 11 gola të shënuar nga Tirana dhe 9 nga Teuta.

Ekuilibri në përballjet Shehi-Martini ka qenë edhe kur trajneri aktuali i Tiranës ka qenë në pankinën e Partizanit,  teksa në 2 ndeshje ndaj Teutës së Martinit  ku secila nga skuadrat ka marrë nga një fitore.

Po kështu Edi Martini dhe Orges Shehi janë përballur mes tyre edhe kur ky i fundit ka qenë në pankinën e Kukësit; 3 sfida janë regjistruar edhe këtu ekuilibër total, 1 fitore për Teutën, 1 për Kukësin dhe 1 ndeshje barazim. Me pak fjalë, statistikat flasin për një rivalitet shumë të madh mes dy trajnerëve dhe një ekuilibër perfekt mbetet për t’u parë nëse këtë të premte ana e peshores do të anojë më në fund nga një prej trajnerëve apo ekuilibri do të vijojë të mbretërojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB