Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë
Me kritika i është drejtuar kryeministri Edi Rama institucioneve të drejtësisë nga mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar i PS, duke folur për hetimet e punonjësve të administratës.
Ai tha se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se nuk mund të thirren të dyshuarit në Prokurori dhe të mbahen me orë të tëra, në orare pune, teksa shtoi se u bëhet presion që të pranojnë faje që nuk i kanë.
“Nuk do ngremë asnjë pretendim që pengon hetimet për këdoqoftë, dhe pse kjo alibi është për të vënë ulërimën kur paketohet si paketë për arrest.
I shkohet në banesë për kontroll natën e vitit të Ri, apo duke e thirrur në prokurori për të pranuar faje që nuk i ka bërë me preson, ai është preson… ç’është ky hall që thirren njerëzit nga puna me tufa, në orar të punës, e mbahen atje me orë të tëra pa pyetur ore keni ndonjë punë ju? Keni ndonjë mbledhje? Afat?
Se për të njëjtin shtet punojmë. Dhe thirren kur në fakt duhet të jenë në krye të detyrës për emergjenca natyrore, a thua se vetëm prokurorët punojnë për shtetin. Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen në gjendje të lirë deri sa të provohet faji”, tha Rama.
Top Channel