Delegacioni i PPE: Mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt BE, por duhet forcim i pavarësisë së gjyqësorit, shtetit të së drejtës dhe lirisë së medias

26/02/2026 13:38

I udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, dhe nënkryetarja e PPE-së, Mairead McGuinness, tridhjetë përfaqësues të familjes së PPE-së vizituan Shqipërinë, duke zhvilluar takime me Partinë Demokratike, diplomatët, ekspertë zgjedhorë, organizata joqeveritare dhe media.

Në një postim në rrjetet sociale, PPE shprehet se mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbi bazën e meritës, por thekson nevojën për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, shtetit të së drejtës dhe lirisë së medias.

“Të shqetësuar për dobësimin e demokracisë, delegacioni i PPE-së bën thirrje për një opozitë të bashkuar dhe të fortë për të siguruar llogaridhënie, si dhe për reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale, që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme’, thuhet në deklaratën publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB