“Çdo hap i ri vjen me një sfidë më komplekse”, Rama në mbledhjen e grupit të PS: Shqipëria në BE, busull e pagabueshme

26/02/2026 11:20

kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së për procesin e anëtarësimit në BE.

Ai u shpreh se çdo hap i ri vjen me sfida, teksa shtoi se Shqipëria në BE është një busull e pagabueshme.

“Po të shohësh edhe dinamikën dhe natyrën e sfidave në procesin e negociatave kjo bëhet edhe më evidente. Çdo hap i ri vjen me një sfidë më komplekse, për këtë duhen shumë përgatitje dhe forcë. Më e rëndësishmja është që në këtë udhëkryq kemi një busull që është e pagabueshme, Shqipëria në BE. Ne sot jemi më afër anëtarësimit, këtë e them jo metaforikisht. E përsëris, ky është fakt, jo letërsi.

Kjo është shpejtësia që po ecim në atë proces falë punës intensive që po bëjmë sëbashku. Të tjera punë masive na presin më tutje. Sot që flasim keni arritur hyrjen në kapitullin e ri, e më pas marrjen e dritës jeshile për pikat e ndërmjetme. Për të tjerët para nesh janë dashur edhe vite, ky test për ne duhet të kalohet për disa muaj, për këtë duhet forcë, forcë për këtë rast është përqëndrimi i të gjitha forcave në një drejtim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB