Kualifikueset e Botërorit të 2027, vajzat kuqezi synojnë t’i nisin me rezultat pozitiv
Edhe pse në fushën e lojës nuk shfaqet prej 3 muajsh, sulmuesi i Juventusit për të cilin diskutohet është vetëm ai; Dusan Vlahovic. Kjo ndoshta sepse përshtatja e David nuk shkoi ashtu sic shpresohej dhe se Openda ka zhgënjyer totalisht ose sepse sulmuesi serb është ende në qendër të refleksioneve të drejtuesve bardhezi për arsye teknike dhe ekonomike.
Kjo sepse ndeshja për rinovimin e mundshëm të kontratës që skadon në 30 qershor të këtij viti u rihap në mënyrë të papritur. Është kjo pak befasuese, duke parë se Vlahovic ishte i destinuar të largohej dhe të kërkonte fatin e tij diku tjetër ndoshta për të kapitalizuar pozicionin e tij si futbollist pa kontratë verën e ardhshme
Por, ndosht jo gjithçka është e humbur. Palët në muajt e fundit janë afruar teksa Vlahovic rikuperohej pas operacionit në Londër për shkak të dëmtimit në aduktorin e majtë. Ndërsa për kthimin e tij në fushë duhet pritur ende, në ditët e ardhshme është parashikuar një takim mes drejtuesve të Juventusit dhe agjentëve të futbollistit.
Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, bisedimet nuk do të jenë të lehta; Vlahovic dëshiron të ketë pagën aktuale, ndërsa Juventus nuk dëshiron të kalojë kufirim maksimal të pagës që është fiksuar në 6 milionë euro në sezon, shifër kjo e akorduar edhe për rinovimin e Yildiz. Megjithatë të dyja palët duket se do të tentojnë për t’iu afruar njëra tjetrës, kjo edhe duke parë se Vlahovic ndonëse është i lirë të nënshkruajë më çdo skuadër tjetër, për momentin e ka lënë pezull çdo opsion për t’i dhënë prioritet Juventusit. Ndërsa Zonja e Vjetër mund të kursejë koston e kartonit të një futbollisti të ri duke e bërë ‘blerjen’ në shtëpi.
Gjithsesi kjo nuk e pengon klubin torinez që të shohë rreth e rrotull, përsa kohë që faktori ekonomik do të luajë rolin e tij dhe pas shpenzimeve në sesionet e fundit të mërkurës do të duhet të lëvizë me kujdes. Kështu rikthehet vëmendje te dy emra; Victor Osimhen dhe Kolo Muani. Nigeriani përpara sfidës me Juventusin nuk e përjashtoi si opsion një rikthim në Itali te Juventus, pasi u sfumuan bisedimet e viteve të kaluara. Shumë më realiste është pista që të çon te Kolo Muani të cilin Zonja e Vjetër tentoi ta kthejë edhe në muajt e verës. Në rastin e francezit, Juventusi nuk e gjeti akordin e dytë me PSG. Por gjërat ndryshojnë shpejt dhe në fund të sezonit, parizienër mund të rihapin bisedimet me një kërkesë ekonomike më të ulët, duke parë edhe mundësinë e shitjes së tij në mënyrë përfundimtare.
Top Channel