Lindja e vogëlushit Hugo në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet historike, pasi ai është fëmija i parë i lindur pas një transplanti të mitrës nga një donatore e ndjerë, duke u dhënë një horizont të ri grave me vështirësi të rënda në fertilitet.

Nëna e fëmijës ishte diagnostikuar me sindromën Asperger në një moshë të re, ndërsa vuante edhe nga një anomali e rrallë e sistemit riprodhues femëror, që përfshin mungesën ose moszhvillimin e konsiderueshëm të mitrës. Mjekët e saj kishin përjashtuar mundësinë e të pasurit fëmijë, por ajo tani e quan këtë një “mrekulli”.

Transplanti u krye me një transplant nga një grua e ndjerë, një praktikë që mbetet jashtëzakonisht e kufizuar në nivel ndërkombëtar. Edhe më të rralla janë rastet e shtatzënisë dhe lindjes së suksesshme pas një procedure të tillë. Hugo është fëmija i tretë në Evropë që lind pas një transplanti të mitrës nga një donator i ndjerë.

Kujtojmë se transplanti i parë i mitrës në Britani u krye në vitin 2023, te një paciente me të njëjtën gjendje, e cila kishte marrë një transplant nga një donator i gjallë, motra e saj. Në mbarë botën, rreth dy të tretat e transplanteve të mitrës vijnë nga donatorë të gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB