Galatasaray është ambicioz dhe nuk ka ndërmend të ndalet as përballë Juventusit, siç e treguan fitorja 5-2 e javës së kaluar, dhe fjalët e zv/presidentit turk Abdullah Kavucuku në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’.

‘Ai rezultat nuk ishte i rastësishëm-tha Kavucuku- duam të ngrejmë akoma më shumë stekën. Edhe pse në Juventus Stadium do të jetë shumë e vështirë për të mbrojtur rezultatin, e njohim reputacionin dhe historinë e klubit. Spalletti është një trajner i madh dhe në skuadrën e tij ka kampionë. Por ne po ndërtojmë një skuadër të një niveli të lartë, duam te jemi mes klubeve më të mirë në botë’

Dhe meqë ra fjala, pikërisht për këtë arsye, Galatasaray vazhdon të dojë të ketë në skuadër, Hakan Calhanoglu.

‘Bëmë një tentativë në janar, por drejtuesit e Interit na thanë se në atë moment nuk do të largohej-vijoi Kavucuku-Hakan është një ikonë e kombëtares turke dhe tifoz i Galatasaray. Nuk e di se kur do të ndodhë, por jam i sigurt se një ditë do ta shohim të luajë me ne’.

Zëvendëspresidenti i Galatasaray foli edhe për bomberin aktual të skuadrës së tij, Victor Osimhen duke vendosur një çmim shumë të lartë për të duke i paralajmëruar klubet që e pretendojnë duke përfshirë edhe Juventusin.

‘Kur e blemë Osimhen për 75 milionë euro, të gjithë folën për një investim të çmendur-tha Kavucuku-Victor i përgënjeshtroi të gjithë, vlera e tij është dyfishuar dhe duam të arrijmë objektiva madhorë së bashku’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB