Për herë të parë, Gianni Infantino flet për shqetësimet e Meksikës përpara Kupës së Botës 2026
Federata boliviane e futbollit ka njoftuar se do t’i dërgojë një letër FIFA, duke kërkuar forcimin e masave të sigurisë për play-off-et e Botërorit 2026, që do të zhvillohen në mars në Meksikë.
Kjo kërkesë vjen pas valës së dhunës që shpërtheu pas vdekjes së ‘boss’-it të narkotrafikut, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si ‘El Mencho’. “Do të kërkojmë që të rriten të gjitha masat e sigurisë. Si delegacion po marrim çdo masë paraprake,” deklaroi presidenti i federatës boliviane, Fernando Costa, duke shtuar se presin vendime të mundshme nga FIFA, përfshirë edhe një ndryshim të mundshëm të vendndodhjes së ndeshjeve.
Turneu kualifikues, që do të ndajë dy vende për Botërorin 2026, do të zhvillohet në Guadalajara dhe Monterrey, me pjesëmarrjen e Bolivisë, Xhamajkës, Irakut, Kongos, Kaledonisë së Re dhe Surinamit. Bolivia do të përballet me Surinamin më 26 mars në Monterrey.
Këto shqetësime për sigurinë janë shprehur edhe nga Portugalia. Federata portugeze e futbollit njoftoi se po monitoron me kujdes situatën për miqësoren e 28 marsit në Stadiumin Azteca, në Meksiko City, kundër vendasve. Prioritet absolut mbetet siguria e lojtarëve, ku pritet të jetë i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo, stafit dhe tifozëve.
Top Channel