Darkodësia për të marrë pjesë në shtabin për Gazën, ministri Vengu: Forcat tona operojnë nën ombrellën e një aleati më të madh

25/02/2026 11:28

Në një deklaratë për mediat sot, ministri i mbrojtjes, Piro Vengu, tha se Shqipëria ka shprehur dakordësinë për pjesëmarrje në fazën e parë në shtabin për Gazën, ndërsa vijojnë konsultimet me aleatët për detajet dhe numrin e pjesëmarrësve.

Sipas Vengut, vendi ynë po ashtu do të shtojë komponentin ajror në misionin e KFOR me një helikopter.

“Shqipëria ka shprehur dakordësinë, kemi deklaruar pjesëmarrjen në fazën e parë në shtabin për Gazën dhe jemi duke punuar me aleatët tanë, nuk kemi përcaktuar ende numrin e pjesëmarrësve.

Jemi në bashkëpunim me aleatët. Hartat që kanë qarkulluar, nuk përbëjnë informacion zyrtar. Por ne po presim bisedimet me aleatët, dhe jemi në bisedime sesi do kontribuohet. Do jenë bisedimet e shtabeve që do bisedojnë në vazhdimësi. Forcat tona operojnë nën ombrellën e një aleati më të madh.

Në KFOR do të shtojmë komponentin ajror me një helikopter”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB