Ditën e enjte, Drita do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të playoffit në Conference League ndaj Celjes. Skuadra kampione e Kosovës udhëtoi këtë të mërkurë në drejtim të Sllovenisë për këtë përballje me misionin për të përmbysur humbjen e pësuar javën e kaluar në ‘Fadil Vokrri’ dhe për të vijuar të shkruajë historinë në arenën evropiane.

Misioni padyshim që do të jetë i vështirë për skuadrën e Dritës që kryeson kampionatin aktual në Kosovë, por jo i pamundur. Në sfidën e parë Drita diti të reagojë ndaj disavantazhit 2-0 të pjesës së parë në sfidën me Celjen duke barazuar në 2-2.

Por në sekondat e fundit sllovenët e ndëshkuan duke marrë fitoren me rezultatin 3-2 dhe njëkohësisht një avantazh për ndeshjen e së enjtes, një avantazh që Drita do të dojë që ta zhvleresojë krejt dhe do të kërkojë të bëjë mrekullinë e radhës për të vijuar ëndrrën e saj evropiane.

Sfida mes Celjes dhe Dritës do të luhet në orën 18:45 të së enjtes dhe do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB