Sëmundjet e rralla, sfidë në Shqipëri/ Një në dy mijë raste i prekur, diagnostikimi i vështirë lë pacientët pa mjekim Rezistenca e bakterieve ndaj antibiotikëve është një ndër rreziqet që po kërcënon botën. 1 në 6 infeksione nuk mund të luftohen me asnjë lloj antibiotiku, pasi bakteriet u rezistojnë.
“Nuk bëhet fjalë për një apo dy antibiotikë, por për gati 90% të tyre, të cilët po humbin betejën me mikroorganizmat”, u shpreh mikrobiologu Andi Koraqi.
Ekspertët e shëndetit në botë parashikojnë se numri më i madh i vdekjeve nuk do të jetë më për shkak të sëmundjeve kardiake apo onkologjike, por për shkak të infeksioneve dhe antibiotiko-rezistencës që po fitojnë mikroorganizmat.
“Në vitin 2050 parashikohet që 2/3 e vdekjeve të shkaktohen për shkak të antibiotiko-rezistencës”, u shpreh Koraqi.
Mikrobiologu Andi Koraqi shpjegon se mikroorganizmat shumohen dhe fitojnë shpejt rezistencën edhe ndaj një antibiotiku të ri, i cili kërkon kohë të gjatë për t’u prodhuar dhe vënë në përdorim.
“Për një antibiotik të ri, mikroorganizmat fitojnë rezistencë brenda 5 viteve. Ndërsa për të prodhuar një antibiotik të ri duhen rreth 30 vjet”, tha ai.
Antibiotiko-rezistenca ka kaluar tashmë përtej kufijve të mjekësisë, pasi ajo haset në ushqim, në mjedis, bujqësi dhe blegtori, ku antibiotikët përdoren pa kriter.
Top Channel