Inter eliminohet nga UEFA Champions League, pasi u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga FK Bodø/Glimt me rezultatin 2-1.

Skuadra norvegjeze siguron kështu një kualifikim historik në fazën e 1/8-ave, ku do të përballet me fituesin e çiftit mes Manchester City F.C. dhe Sporting CP.

Zikaltrit, të thirrur për të përmbysur humbjen 3-1 në Norvegji, nuk arritën të reagojnë as në shtëpi. Pjesa e parë prodhoi pak raste të rrezikshme, me disa tentativa me kokë nga Esposito, Frattesi dhe Bastoni, por pa konkretizim.

Gjithçka u përkeqësua në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, një gabim i rëndë i Akanji i hapi rrugën miqve: Sommer arriti të presë goditjen e parë, por nuk mundi të ndalë Hauge në tentativën e dytë, që dërgoi topin në rrjetë.

Ndryshimet e trefishta të trajnerit Cristian Chivu, me aktivizimin e Bonny, Diouf dhe Sucic, nuk sollën përmirësim. Përkundrazi, në minutën e 72-të, një depërtim i Evjen pas asistit të Hauge dyfishoi shifrat për norvegjezët.

Interi arriti vetëm të ngushtojë diferencën me Bastoni, në një aksion ku portieri Haikin e bllokoi topin pasi kishte kaluar vijën fatale. Megjithatë, nuk pati mrekulli sportive: Bodø/Glimt rezistoi deri në fund dhe siguroi kualifikimin.

Për Interin, aventura në Champions mbyllet këtu, ndërsa tani fokusi zhvendoset te kampionati dhe Kupa e Italisë.

REZULTATI:

INTER 1-2 BODO/GLIMT

Bastoni 76′ / Hauge 58′, Evjen 72′

Goli i Hauge (Video)

Goli i Evjen (Video)

Goli i Bastonit (Video)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB