Ndeshja e futbollit turk në nivel diletantësh mes Istanbul Yurdum dhe Mevlanakapi Guzelhisar më shumë sesa për rezultatin, do të kujtohet për një gjest dashurie kundrejt një pulëbardhe.

Kur portieri i skuadrës vendase, duke rivënë topin në lojë, goditi shpendin që po fluturonte mbi fushë, Gani Catan (gjithnjë i Istanbul Yurdum) shkoi drejt pulëbardhës që kishte rënë në tokë për t’i bërë në masazh kardiak.

Më pas, pulëbardha që e mori krejtësisht veten, iu dha mjekut social të skuadrës me këtë të fundit që e dërgoi atë te veterineri.

Për fat të keq Istanbul Yurdum, në fund e humbi ndeshjen pas serisë së gjuajtjeve të penalltive, por Catan e mori me filozofi: ‘Ishte më e rëndësishme të shpëtoje një jetë’-deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB