Champions League/Tregolësh i Sorloth, Atletico Madrid, skuadra e parë që kalon në 1/8 e finaleve
Kylian Mbappe ndez sirenat e alarmit te Reali i Madridit. Sulmuesi francez është shumë në dyshim për të qenë në formacion në ndeshjen me Benficën që do të luhet këtë të mërkurë në ‘Santiago Bernabeu’ për një vend për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Sulmuesi francez, që ka probleme në gjurin e tij të majtë që nga muaji janar, nuk mundi të përfundojë stërvitjen e kësaj të marte në Valdebebas dhe ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho mund ta nisë nga stoli. Është ky një shqetësim për trajnerin e Los Blancos, Alvaro Arbeloa që shikon sesi futbollisti dhe goleadori më i mirë i skuadrës së tij mund të mos luajë në këtë ndeshje me Benfican edhe pse skuadra madrilene vjen me avantazhin e fitores së ndeshjes së parë në Da Luz 1-0.
Gjithsesi, Arbeloa është i përgatitur në rast se Mbapper nuk do të mund të luajë teksa ka si alternativë Gonzalo Garcia, sic ndodhi në sfidën e 14 shkurtit me Real Sociedad ku Mbappe ishte zëvendësues për të njëjtën arsye. Gjithsesi, nëse nuk do të ketë ndonjë informacion të minutës së fundit nga ana e Realit të Madridit, sesi do të luajë Mbappe ndaj Benfica si titullar apo zëvendësues do të mësohet vetëm 1 orë përpara ndeshjes kur Arbeloa të bëjë të ditur formacionin zyrtar
Top Channel