Prej vitin 1998, Anglia vijon të përdoret si një vend fshehje prej shqiptarëve me llogari të hapura me drejtësinë në Shqipëri dhe vendet europiane.

E ndërsa shumë prej tyre tentojnë me çdo kusht të bllokojnë ekstradimet, Florin Tota i shpallur në kërkim nga  Interpol Tirana dhe Elizer Ahmetaj nga Interpol Roma, kanë pranuar në gjykatë me dëshirën e tyre të plotë, të ekstradohen  në Shqipëri dhe Itali.

Një shqiptarë i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar nga skuadra kombëtare e ekstradimeve pranë NCA njohur si FBI-ja britanike më qytetin e Manchesterit.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se i arrestuari për llogari të drejtësisë shqiptare është Florin Tota. Gjykatës Westminster Magistrate Court iu  tha se  për 22-vjeçarin shqiptarë është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi më 3 Gusht të vitit 2019 në territorin e Shqipërisë,  ai mbante pa leje një armë zjarri pistoletë me 9 fishekë.

E ndërsa shumë shqiptarë të arrestuar në territorin e Britanisë së Madhe bëjnë përpjekje për të bllokuar ekstradimin, Tota ka bërë të kundërtën.

Sipas dokumenteve të kësaj gjykate të disponuara nga Top Channel,  Florin Tota i tha gjykatës se ai dëshiron të kthehet në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë. Aktualisht në këtë gjykatë janë në proces ekstradimi 23 shtetas shqiptarë.

Disa prej tyre kërkohen nga drejtësia shqiptare për krime të ndryshme përfshi një rast për vrasje siç është ai Pëllumb Lleshi i akuzuar për plagosje me dashje dhe vrasje. Pjesa tjetër nga drejtësitë europiane për krime që lidhen me trafik droge, pjesëmarrje në organizata kriminale dhe grabitje shtëpish.

Njëri prej tyre Elizer Ahmetaj i kërkuar nga Italia, i cili fshihej në Angli me emrin Elizer Ahmetaj një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare si i përfshirë në 2015 në trafiku e kanabisit me avion nga Vlora në drejti të Italisë.

Sipas urdhër arrestit të drejtësisë italiane Elizer Ahmetaj kërkohet për shitje droge, konspiracion në trafik droge, largim nga vendi aksidentit dhe plagosje personi në dy raste.

Pas arrestimit në zonën Northamptonshire dhe daljes përpara gjykatës të ekstradimeve Elizer Ahmetaj pranoi të kthehet vullnetarisht në Itali e mbyllur llogaritë me drejtësinë e atjeshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB