Newcastle United F.C. fiton sërish ndaj Qarabağ FK dhe siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League.

Skuadra angleze triumfoi 3-2 në ndeshjen e dytë të play-off-it, e zhvilluar në stadiumin St James’ Park, duke vulosur një kualifikim bindës me rezultat të përgjithshëm 9-3, pas fitores 6-1 në takimin e parë.

Ndeshja nisi furishëm për vendasit, të cilët shënuan dy gola brenda 6 minutave të para me Tonalin dhe Joelinton, duke vendosur menjëherë ritmin e sfidës.

Në minutën e 51-të, Duran ngushtoi diferencën për miqtë, por vetëm një minutë më pas Botman riktheu epërsinë e dy golave për anglezët. Cafarquliyev realizoi golin e dytë për Qarabagun, që vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Newcastle avancon në fazën e 1/8-ave, ku mund të përballet me FC Barcelona ose Chelsea F.C..

Rezultati:

Newcastle 3-2 Qarabag

(Rezultati i përgjithshëm: 9-3)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB