Sezoni i ri i “Portokalli”, Rudina Dembacaj rikthehet në skenën e humorit
Aktorja 53-vjeçare Jennifer Garner ka mahnitur me elegancën e saj në setin fotografik për revistën Flaunt, por ishte intervista e saj ajo që rrëmbeu vëmendjen e publikut.
Mes interesit të madh mediatik për rikthimin e Ben Affleck me Jennifer Lopez, Garner zgjodhi të flasë me maturi dhe qetësi për jetën e saj, duke theksuar se hapja e saj publike nuk lidhet me ish-bashkëshortin.
“Nuk kishte asnjë mënyrë për të folur për këtë, dhe sigurisht nuk është puna ime të flas për të, për përvojën e tij apo për çdo gjë që ka kaluar, apo për fëmijët e mi apo përvojën e tyre. Por mund të them se ndihem më e lehtë, më e lumtur dhe më vetvetja se sa kam qenë në një kohë shumë të gjatë“, u shpreh ajo.
Garner shtoi se dëshiron të japë një mesazh shprese për gratë që kalojnë periudha të vështira, duke theksuar se koha shëron dhe çdo sfidë ka një fund.
Aktorja dhe Ben Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në 2018 dhe janë prindër të tre fëmijëve: Violet, Finn dhe Samuel. Në intervistë spikat pjekuria emocionale dhe qasja reflektuese e saj ndaj jetës pas divorcit.
Fotografitë për Flaunt e shfaqin me fustane nga Givenchy dhe veshje nga Saint Laurent, duke theksuar stilin dhe forcën e saj. Megjithatë, më shumë se eleganca vizuale, janë fjalët e saj të sinqerta ato që kanë lënë gjurmë tek publiku.
Top Channel