Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me Kenan Yildiz deri në 2030, tani e ka radhën ëeston McKennie të bëjë të njëjtën gjë duke qenë se amerikanit i skadon kontrata në muajin qershor. Drejtuesit e Juventusit po punojnë në radhë të parë me pikat e sigurta për të ardhmen në një moment krizash në rezultate, me 3 humbje radhazi në kampionat dhe Champions League.

Zonja e Vjetër është shumë pranë  firmës me mesfushorin amerikan që garanton cilësi dhe sasi loje në çfarëdo pozicioni që vendoset. Kudo që të aktivizohet, McKennie është një siguri dhe Spalletti e di shumë mirë këtë.

Nënshkrimi në kontratën e re do të bëhet në fillim të javës së ardhshme, pas ndeshjes së kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve me Galatasaray që do të luhet të mërkurën dhe transfertës në Romë që do të luhet ditën e diel. Kontrata për amerikanin do të jetë deri në vitin 2030 me një pagë që e kalon shifrën e 4 milionë eurove në sezon duke përfshirë edhe bonuset.

Rinovimi i kontratës së McKennie me Juventusin përfaqëson etapën e radhës së një historie që u duk e destinuar të ndërpritej disa herë, por që tani po konsolidohet me një firmë që certifikon faktin se mesfushori amerikan është në qendër të projektit bardhezi.

I ardhur nga Schalke në verën e 2020, McKennie u pa si një bast i Juventusit; i ri, dinamik, me një bagazh teknik për t’u formuar ende, por që dha një energji që bardhezinjtë e konsideroi të çmuar për të rinovuar mesfushën.Më pas në 2023 u dha me huazim e Leeds që dukej si një sinjal për largimin përfundimtar të futbollistit, por pas kthimit në Torino, gjërat ndryshuan totalisht. Nën drejtimin e Allegrit(që do ta donte ta kishte dhe te Milani), McKennie rigjeti vazhdimësinë dhe disiplinën taktike si dhe një rol të qartë. Kurse tani me Spallettin, amerikani  bashkë me kapitenin Locatelli është futbollisti me më shumë ndeshje të luajtuara, 218 dhe një ndër lojtarët më të besueshëm të skuadrës(7 gola në kampionat e Champions dhe 7 asisti në total duke përfshirë edhe Kupën e Italisë) dhe klubi e njeh vlerën e tij teknike dhe karakteriale, duke e shpërblyer me një rinovim që vulos maturimin dhe rëndësinë e tij në dhomat e zhveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB