Efekti ‘Milano-Cortina 2026’ nuk shuhet me ceremoninë e mbylljes, të paktën jo për Jutta Leerdam.

Mbretëresha holandeze e akullit i coi admiruesit e saj në delir duke  nxjerrë në ankand, tutën e saj me autograf që e kishte veshur gjatë garave në 500 dhe 1000 m në patinazhin e shpejtë.

Ankandi në MatchWornShirt shpërtheu në kuptimin e plotë të fjalës pasi mori 80 oferta nga çdo cep i botës që nga SHBA e deri në Meksikë.

Tuta e ngushtë pas trupit e 27 vjeçares që pikërisht në Milano fitoi medaljen e saj të parë të artë olimpike në garën e 500 m e kaloi kufirin e 7 mijë eurove. Por ekspertët parashikojnë që ofertat finale mund të arrijnë deri në 10 mijë euro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB