Një udhëtim dokumentues në historinë e kishave të Qarkut të Korçës pas një dekade kërkimi dhe hulumtimi është sjellë në ekspozitën e koleksionistit korçar Mirgen Shamblli përmes fotografive dhe dokumenteve të rralla, të gjetura kryesisht në arkivat familjare të zonës.
Ekspozita sjell përpara publikut një panoramë të plotë të objekteve të kultit ortodoks në këtë rajon, duke pasqyruar jo vetëm kishat që vazhdojnë të qëndrojnë ende sot si pjesë e gjallë e komunitetit, por edhe ato që nuk ekzistojnë më, të zhdukura ose të dëmtuara nga zhvillimet historike, sociale dhe periudha të vështira të së kaluarës.
Përmes imazheve dhe dokumenteve arkivore, rikthehet në kujtesë një trashëgimi e rëndësishme shpirtërore dhe kulturore, e cila rrezikonte të humbiste me kalimin e kohës.
Materialet e ekspozuara përbëjnë dëshmi të çmuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore të rajonit të Korçës duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe identitetit shpirtëror të kësaj zone.
Top Channel