Bayer Leverkusen siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League, pasi barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Olympiacos, duke mbrojtur me sukses fitoren 2-0 të arritur në Greqi.

Skuadra gjermane konfirmoi epërsinë e takimit të parë dhe zgjati në pesë ndeshje serinë pa humbje ndaj kundërshtarëve grekë në kompeticionet europiane (3 fitore, 1 barazim).

Në “BayArena”, vendasit e nisën më mirë sfidën. Patrik Schick, autor i dy golave në ndeshjen e parë, ishte pranë golit që në minutat e para, por devijimi i tij me kokë përfundoi ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Tzolakis. Më pas, ekipi i drejtuar nga Kasper Hjulmand u vendos mirë në mbrojtje, ndërsa Olympiacos u përpoq të merrte kontrollin e lojës.

Greket patën më shumë zotërim në disa faza, por pa arritur të rrezikonin seriozisht portierin Janis Blaswich në pjesën e parë. Pas pushimit, miqtë regjistruan goditjen e parë në portë, kur Gelson Martins provoi me një goditje të fortë, por Blaswich reagoi saktë duke neutralizuar rrezikun.

Pas një ore lojë, Martins u shfaq sërish i rrezikshëm, ndërsa në krahun tjetër Álex Grimaldo goditi traversën për Leverkusenin. Me kalimin e minutave, shpresat e Olympiacos për një përmbysje u zbehën, sidomos pasi një goditje nga distanca e Lorenzo Scipioni shkoi jashtë në minutat e fundit.

Leverkuseni administroi me qetësi avantazhin dhe regjistroi “clean sheet”-in e pestë në këtë edicion europian. Në fazën e 1/8-ave, gjermanët do të përballen me rivalët vendas të FC Bayern Munich ose me kryesuesit e Premier League, Arsenal F.C..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB