‘Duhet të ftoj dhe vajzat në Shtëpinë e Bardhë’/Gafa e Donald Trump për kampionet olimpike të hokejit…
Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, 2 legjenda të boksit, do të përballen sërish mes tyre në një ndeshje profesioniste në 19 shtator në Las Vegas. Mayweather, 48 vjeç, kishte bërë të ditur të premten se do të kthehej në ring, ndërsa Pacquiao, 47 vjeç ishte kthyer që vitin e kaluar.
Dy ish kampionët e botës ishin përballur edhe në maj të vitit 2015, po në Las Vegas me suksesin e amerikanit që në të gjithë karrierën e tij nuk ka pësuar asnjë humbje.
‘Unë dhe Floyd i kemi ofruar botës atë që duket se është përballja më e madhe në historinë e boksit. Tifozët kanë pritur shumë, e meritojnë këtë revansh-tha Pacquiao në një komunikatë.
Dy prej emrave më të mëdhenj të boksirt, Mayweather dhe Pacquiao u përballën mes tyre në 2015, në atë që u përkufizua si ‘sfida e shekullit’ që gjeneroi të ardhura rekord.
Mayweather (50 ndeshje dhe po aq fitore), që të martën do të festojë 49 vjetorin e tij të lindjes, u tërhoq në vitin 2017. Në mënyrë të veçantë, në pranverë të këtij viti ai ka parashikuar edhe një ndeshje jo profesionites me një tjetër legjendë të boksit botëror, Mike Tyson. Pacquiao(62 fitore, 8 humbje dhe 3 barazime) u kthye në ring vitin e kaluar për një duel profesionist me një barazim ndaj amerikanit Mario Barrios.
Top Channel