Ardian Nuhiu nuk është më trajneri i Tiranës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi bardheblu, që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, është shprehur se kontrata mes klubit dhe teknikut është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale. KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruan Tirana në postimin e saj.

Tashmë, në stolin bardheblu pritet të rikthehet tekniku që i shpalli kampion katër vite më parë, Orges Shehi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB