Ekskluzive, Shehi rikthehet bardheblufjalët e para si trajner i Tiranës: Ishte një zgjedhje zemre…dhe prej tifozi…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai e ka vlerësuar këtë takim si një diskutim konstruktiv.
Gonzato theksoi rëndësinë e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse, të mbështetur mbi të dhëna të sakta dhe një konsensus të gjerë politik.
“Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.
Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.
Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, shkruan Unioni Europian në Shqipëri.
Top Channel