Rey Manaj, sërish protagonist me Sivasspor, gol dhe asist në fitoren me Sakaryaspor(VIDEO)
Arbitrat e Serie A në Itali patën një fundjavë horror që nuk la aspak indiferencë Shoqatën Italiane të Arbitrave me këtë të fundit që është gati të marrë masa. Pas La Penna që është pezulluar pas Inter-Juventus dhe që është gati të rikthehet në fushë këtë javë, ai që do të paguajë gabimet e tij me 1 raund pezullim do të jetë arbitri i Atalanta-Napoli, Chiffi, të cilin AIA e ngeli në klasë.
Sipas La Repubblica, drejtuesit arbitrarë verifikuan një diferencë të madhe në vlerësimin e episodeve kyç sic ishte penalltia që iu dha dhe më pas iu anulua Hojlund në pjesën e parë dhe goli i anuluar i Gutierrez, gjithnjë për faull të danezit ndaj Hien në pjesën e dytë. Në rastin e parë, akordimi i penalltisë do të ishte i gabuar, kështu që vendimi që episodi të rishihej në monitor ishte i drejtë. Krejt e kundërta ndodhi në rastin e golit të anuluar të Gutierrez; nëse kontakti në rastin e penalltisë u konsiderua shumë i lehtë, në të njëjtën mënyrë duhej konsideruar edhe ai i verifikuar te goli i dytë i Napolit
Ai që i shpëton dënimit është pikërisht arbitri i Milan-Parma, Piccinini edhe ky protagonist i disa episodeve shumë të diskutueshme në këtë përballje. Sipas AIA, kontakti i Troilo me Bartesaghi te goli i Parmës nuk ishte për t’u sanksionuar si faull ashtu sikurse nuk ishte për t’u gjykuar si faull shqetësimi i Valenti ndaj Maignan. Pra thirrja e Piccininit për ta parë në monitor episodin ishte një vendim i drejtë dhe si rrjedhojë edhe goli ishte i rregullt
Ndërkaq, duke parë problemet që kanë shumë klube me arbitrimin, në 23 mars pritet të zhvillohet një takim mes arbitrave, trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të Serisë A.
Top Channel