Rey Manaj vazhdon të bëhet protagonist me skuadrën e Sivasspor në futbollin turk. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol dhe dha një asist në ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Sakaryaspor e fituar me rezultatin 4-1.

Fillimisht Manaj shërbeu te futbollisti tjetër shqiptar Valon Et’hemi në minutën e 6 të ndeshjes duke i dhënë avantazhin Sivassporit.

Më pas Manaj hodhi edhe vetë firmën e tij në këtë ndeshje teksa në miniutën e 92 shënoi golin që fiksoi fitoren 4-1 të skuadrës së Sivasspor në këtë takim. Vlen të theksohet këtu se mes këtyre episodeve qëndron edhe një gol tjetër i Et’hemit që plotësoi dygolësh personal në këtë përballje

Sivasspor është pjesë e Ligës së Parë Turke dhe pas kësaj fitoreje kjo skuadër e sheh veten në vendin e 14 me 35 pikë pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon.

Shiko këtu golin e Manajt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB