Paniku i ngjallur pas vrasjes së ‘El Mencho’, ndërpritet ndeshja e futbollit në Meksikë

23/02/2026 11:01

Kaosi ka mbërthyer Meksikën pas vrasjes së kreut të kartelit të drogës Jalisco Nueva Generacion, Nemesio Ruben Oseguera Cervantes ose sic njihej ndryshe ‘El Mencho’ dhe këtij kaosi nuk i ka shpëtuar as futbolli, ndërkohë që kujtojmë se pas më pak se 4 muajsh do të nisë Kampionati Botëror, ku Meksika është një prej vendeve organizatore së bashku me SHBA dhe Kanadanë.

Një ndeshje futbolli u ndërpre për shkak të të shtënave me armë që u dëgjuan jashtë stadiumin ndërkohë që dhuna e kartelit ka pushtuar të gjithë vendin. Bëhet fjalë për sfidën e futbollit të femrave mes Necaxa dhe Queretaro që u ndërpre në fillimin e pjesës së  dytë të saj.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku në Stadiumin Victoria, arbitrja e ndeshjesh fërshëlleu përpara se të drejtonte futbollistet e të dyja skuadrave jashtë fushës së lojës. Të terrorizuara, lojtaret në harkun e pak sekondave shkuan në tunelin e stadiumit. Po kështu u larguan edhe arbitrja dhe asistentet e saj me topin që mbeti në mesin e fushës. Gjithsesi pas pak kohe ndeshja rifilloi dhe Necaxa arriti të fitojë këtë përballje me rezultatin 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB