Osimhen mund të mungojë përballë Juventusit, problemet fizike “mbulojnë” edhe ato me pagat, ende nuk ka marrë janarin
Gleison Bremer dhe Kenan Yildiz. Juventus kapet pas shpresës dhe kthimit të mundshëm të dy prej elementëve më të rëndësishem për të tentuar përmbysjen ndaj Galatasaray në mbrëmnjen e së mërkurës.
Pas rezultatin 5-2 të javës së kaluar duket se është një mision i pamundur, por ndjesitë e Luciano Spallettit do të kalojnë edhe te futbollistët që ai ka në dispozicion, mes të cilëve ai shpreson që të ketë edhe brazilianin dhe turkun. Kur duhen edhe dy ditë nga sfida, të dy lojtarët po kryejnë terapi në Continassa dhe të gjithë janë shumë të kujdesshëm për menaxhimin e tyre për të evituar rrisqet.
Kjo edhe sepse të dielën, bardhezinjtë kanë një ndeshje shumë të rëndësishme me Romën, sidomos për çështjen e kualifikimit në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Por për të qëndruar në sezonin aktual, Juventusi do të bëjë gjithçka mundet për të pasur sërish në dispozicion si Yildiz ashtu edhe Bremer që të mërkurën. Yildiz vjen pas një problemi në pulpën e majtë në ndeshjen e humbur ndaj Comos, ndërsa Bremer u detyrua të lërë para kohë sfidën e parë me Galatasaray për një problem muskular në kofshën e djathtë edhe pse ekzaminimet dhanë përgjigje negative dhe përjashtuan një dëmtim.
Te stafi teknik bardhezi, në bazë edhe të këshillave të mjekëve, ka një optimizëm të kujdesshëm për rikthimin në fushën e lojës të të dy futbollistëve, të paktën që nga stoli, në ndeshjen me Galatasaray. Do të ishin dy karta më shumë për t’u luajtur nga Spalletti në një ndeshje shumë delikate për të ardhmen e tij dhe të Juventusit.
Top Channel