Këtë të henë u mësua se slloveni Slavko Vincic do të arbitrojë ndeshjen e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Benficas. Bëhet fjalë për një arbitër me shumë eksperiencë në kompeticionet ndërkombëtare por që ka një njollë në imazhin e tij për shkak të një operacioni policor të kryer në vitin 2020 në Bijeljina, në veriperëndim të Bosnje Hercegovinës.

Sipas asaj që u publikua në atë kohë nga e përditshmja kroate ’24Sata’, 9 gra dhe 26 burra duke përfshirë edhe Vincic u gjetën në një festë me prostituta, armë dhe drogë. Agjentët e policisë konfiskuan 10 armë, 14 paketa me kokainë dhe 9 tableta të llojeve të tjera të drogës

Pas gjithë kësaj që ndodhi, Vincic që në momentin e parë u deklarua se ishte i pafajshëm dhe këtë e shpjegoi për të përditshmen ‘Vecer’.

‘U gjenda në atë festë rastësisht-tregonte Vincic-kam kompaninë time, isha në Bosnje për një takim biznesi. Pranova një ftesë për darkë që rezultoi se ishte gabimi im më i madh. Më vjen keq. Isha ulur me shoqërinë time kur erdhi policia dhe ndodhi ajo që ndodhi. Nuk kam të bëj me grupin që u arrestua dhe as me ortakët komerciale. Na mori policia, dhamë dëshmitë dhe kur rezultoi se as nuk njihnim na lanë të largoheshim’

Dhe në fund arbitri u konfirmua se ishte i pafajshëm dhe vijoi normalisht punën e tij si arbitër në nivelet maksimale sa arriti deri aty sa u ngarkua të gjykojë finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2023/24 mes Realit të Madridit dhe Borussia Dortmund që u zhvillua në Wembley.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB