Victor Osimhen mund të mos jetë në fushën e lojës në ndeshjen e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Galatasaray. Arsyeja, ndryshe nga sa ka bërë të ditur klubi përpara ndeshjes me Konyaspor, nuk është vetëm për shkak të problemeve fizike.

Sipas asaj që publikon e përditshmja turke ‘Hurriyet’, ish sulmuesi i Napolit mund të mos luajë në mbrëmjen e së mërkurës me Zonjën e Vjetër për motive financiare

Osimhen i dëmtuar apo i zemëruar? Sipas kësaj të përditshmeje, është e vërtetë që sulmuesi nigerian i tha trajnerit Okan Buruk se ndjente dhimbje në gjurin e djathtë(edhe të dielën nuk u stërvit) dhe për këtë arsye trajneri nuk e grumbulloi për ndeshjen me Konyasporin, por ka edhe diçka tjetër. Victor Osimhen, mëshet se nuk ka marrë ende pagën e muajut janar dhe shkurt dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te futbollisti.

Sidoqoftë, sic thekson vetë ‘Hurriyet’, sulmuesi do të duhet të kthehet në Ligën e Kampioneve për të zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për vetë arkat e klubit turk me Galatasaray që nuk do të dojë kurrë ta zhvillojë atë pa lojtarin më të mirë të tij.

Victor Osimhen është futbollisti me pagën më të lartë në të gjithë kampionatin turk me nigerianin që përfiton një pagë prej 15 milionë euro neto që shkon në 21 milionë së bashku me bonuset.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB