Exclusive/ “Mora ish-gruan në telefon, pastaj sherr me gruan”, si histori filmash, italiani që inskenoi vrasjen e tij në Shqipëri: Dilja në Vlorë, thoja jam shkrimtar Një ambient shërbimi është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të mbrëmjes.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Flakët janë përhapur me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht ngjarjen.
Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.
Top Channel