Kara Braxton, ish-lojtarja e WNBA-s dhe kampione dy herë me Detroit Shock, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Kara Braxton, kampione dy herë e WNBA-s,” tha WNBA në një deklaratë. “Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe ish-shoqet e saj të ekipit në këtë moment të vështirë.”

Djali i Braxton, Jelani Thurman, i cili luan në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka postuar një foto të tij dhe të nënës së tij nga fëmijëria, adoleshenca dhe periudha e tij si lojtar futbolli në kolegj. Ai shkroi: “Do më mungosh, mbretëresha ime!”.

Braxton ka luajtur me disa skuadra të WNBA-s gjatë karrierës së saj 10-vjeçare profesionale, përfshirë Detroit Shock, Tulsa Shock, Phoenix Mercury dhe New York Liberty.

Ekipi i Shock, i udhëhequr nga trajneri Bill Laimbeer dhe lojtarët e shquar Deanna Nolan dhe Katie Smith, fitoi titujt e WNBA-s në 2006 dhe 2008.

Braxton u rendit e katërta në votimin për Lojtaren më të Mirë në vitet 2008 dhe 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB