Formula 1/Red Bull, çfarë frike, makina e Tsunodës merr flakë
Faleminderit për ftesën, por nuk vijmë’-Pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Milano Cortina, skuadra amerikane e hokejit për vajza nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në festime. Presidenti Donald Trump i priste për Fjalimin për unitetin, një prej momenteve më të rëndësishme në politikën amerikane kur presidenti i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për të bërë pasqyrimin e situatës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Refuzimi erdhi pas gafës së radhës së kreut të Shtëpisë së Bardhë që pas fitores së medaljes së artë të skuadrës së hokejit të meshkujve ndaj Kanadasë, telefonoi lojtarët në dhomën e zhveshjes për t’u thënë se i donte në mënyrë absolute në ëashington. Por gjatë telefonatës Trump kishte shtuar: ‘Duhet të ftoj edhe vajzat sepse me shumë mundësi do të më akuzonin nëse nuk do t’i ftoja’. Lojtarët shpërthyen në të qeshura të forta dhe të pavend.
Menjëherë shpërthyen polemikat që u shtuan edhe më shumë nga fakti se në mes lojtarëve që po pinin birrë dhe po këndonin ishte dhe drejtori i FBI, Kash Patel. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Patel shfaqet duke kërcyer, festuar dhe në një moment në qafën e tij shfaqet edhe një medalje e artë. Në rrjetet sociale përdoruesit vërshuan për të komentuar.
Duke u kthyer te refuzimi i ftesës së Trump, skuadra e vajzave të hokejit u shfaq diplomatike. ‘Jemi sinqerisht mirënjohëse për ftesën e bërë për ekipin tonë të hokejit në akull fituese e medaljes së artë dhe e çmojmë thellësisht vlerësimin ndaj tyre për rezultatin e jashtëzakonshëm-deklaroi një zëdhënës i USA Hockey përmes gazetares Monica Alba të NBC Neës-për shkak të kohës së shkurtër dhe impenjimeve akademike dhe profesionale që janë të programuara pas Lojërave, sportistet nuk do të jenë në gjendje që të marrin pjesë’. Në realitet edhe për skuadrën e meshkujve është e pamundur që të marrë pjesë në atë event, pasi ditën tjetër, të mërkurën rinis kampionati i NHL dhe lojtarët do të jenë me skuadrat e tyre respektive.
Top Channel