Brazili, Carlo Ancelotti, futboll, karnevale dhe parà për të tërë…
Pas kualifikimit historik për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, Dick Advokaat dha dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Curaçaos dhe sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit të këtij vendi, ai do të zëvendësohet nga Fred Rutten.
Dick Advocaat shpjegoi se i duhet të qëndrojë pranë vajzës së tij që ka probleme shëndetësore dhe për këtë arsye ai vendosi të japë dorëheqjen nga detyra e tij.
‘Gjithnjë kam thënë se familja vjen përpara futbollit-tha Advocaat-bëhet fjalë për një vendim natyral. Do të më mungojë shumë Curaçao, njerëzit e tij dhe kolegët e mi. Jam krenar për futbollistët e mi, stafin dhe anëtarët e Këshillit Administrativ që besuan te ne’
Curaçao është vendi më i vogël në botë që është kualifikuar për fazën finale të një Botërori. Tani skuadra do të jetë në duart e një tjetri holandez, Fred Rutten që më parë ka drejtuar skuadra si Tëente, PSV Eindhoven, Feyenoord dhe Schalke 04
Top Channel