Në moshën 44 vjeçare, ish numri 1 i botës, Serena Williams ka fituar të drejtën për të luajtur në turnetë Grand Slam dhe në WTA, por deri tani nuk kanë qenë të qarta synimet e saj.

Për t’u kthyer në fushat e lojës, fituesja e 23 titujve Grand Slam i është dashur të jetë disponibël për 6 muaj testeve antidoping surprizë. dhe kjo periudhë prej 6 muajsh skadon pikërisht këtë të dielë.

Kjo do të thotë se amerikania është e lirë të marrë pjesë në turnetë profesioniste tenistike nëse ajo do të marrë një ëild Card(ftesë) nga organizatorët.

‘Nëse nuk do të ketë dëmtime, nuk ka asnjë dyshim që ajo do të kthehet të luajë herët a vonë’-është shprehur ish numri 1 i botës Jim Courier në muajin janar duke nënvizuar edhe faktin e kryerjes së testeve antidoping të rastësishëm-dikush që nuk ka ndërmend të luajë tenis në nivel profesionsit nuk do ta shkruajë emrin në atë listë, sidomos dikush me eksperiencën e Serena Williams’.

Serena Williams në muajin dhjetor kishte përgënjeshtruar për një kthim në fushat e lojës. Por në fund të janarit iu hap ndaj një mundësie të tillë. ‘Nuk është as po, as jo. Nuk e di, të shoh se çfarë do të ndodhë-kishte deklaruar Serena kur u pyet në programin televiziv amerikan ‘Today’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB