Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Network 3”, gjatë të cilit u zbulua se ata shfrytëzonin për prostitucion një shtetase të huaj.
Gjatë aksionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm dhe katër celularë, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
Njoftimi i policise
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Network 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Network 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Top Channel