Raporti i auditit në KQZ, 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit. Emrat e deputetëve që “hapën thesin”

22/02/2026 14:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë së fundmi raportin e auditit të fondeve të përfituara dhe atyre të shpenzuara nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Një pjesë e këtij raporti ka të bëjë me shpenzimet që kanë bërë të gjithë kandidatët, që nga takimet elektorale, fushata në media dhe në rrjetet sociale.
Në raport janë përfshirë 118 kandidatë, të cilët kanë deklaruar shpenzimet e tyre në fushatën 30 ditore.
Rezulton se kandidati që ka shpenzuar më shumë lekë në këto zgjedhje ka qenë ai i qarkut të Tiranës, Grigels Muccollari.
Ai ka deklaruar 4.2 milionë lekë të reja shpenzime në këto zgjedhje nga të cilat 1.7 milionë i ka deklaruar si shpenzime në media dhe 1.1 milionë në rrjetet sociale.
Kandidati i dytë për nga vlera e shpenzimeve është Kliti Hoti i cili mori mandatin e deputetit në Shkodër.
Ai ka deklaruar 1.8 milionë lekë shpenzime në fushatë, që është diçka më pak se gjysma e gjithë buxhetit që kanë shpenzuar kandidatët e PD-së në qarkun e Shkodrës.
Ndërsa në vendin e tretë për nga shpenzimet është renditur deputetja e Tiranës, Jorida Tabaku.
Ajo ka deklaruar 1.6 milionë lekë shpenzime, nga të cilat 500 mijë lekë për materiale promocionale, 435 mijë lekë në mediat sociale dhe 344 mijë lekë shpenzime transporti.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, Jozefina Topalli dhe Edi Paloka nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim në këtë fushatë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB