Premier League/Fitore dramatike e Liverpool, Mac Allister nderon ‘The Reds’ në minutën e 97
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur rivalin e përjetshëm Tottenham me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke rikthyer diferencën prej pesë pikësh në krye të Premier League.
Protagonistë absolutë të sfidës ishin Eberechi Eze dhe Viktor Gyökeres, të cilët realizuan nga dy gola secili. Për Ezen, ish-lojtar i Crystal Palace FC, ky ishte goli i pestë në derbit ndaj Spurs.
Me këtë triumf, “Topçinjtë” ngjiten në kuotën e pikëve që i vendos pesë pikë përpara Manchester City, edhe pse skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në krahun tjetër, trajneri i ri i Tottenhamit, Igor Tudor, nuk arriti të ndalë rënien e skuadrës londineze, që tashmë ndodhet vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
Top Channel