Pakistani nisi një sulm ajror në Afganistan në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Pakistani pretendon se ka vrarë të paktën 70 militantë gjatë sulmeve përgjatë kufirit me Afganistanin, duke shënjestruar ato që i cilëson si strehime të militantëve pakistanezë të përfshirë në sulmet e fundit brenda territorit të tij.
Zëvendësministri i Brendshëm i Pakistanit, Talal Chaudhry, deklaroi se numri i militantëve të vrarë arrin në 70. Ndërkohë, media shtetërore pakistaneze raportoi për 80 të vrarë.
Sipas autoriteteve pakistaneze, ushtria ka shënjestruar shtatë kampe të lidhura me talebanët pakistanezë, si dhe një grup të lidhur me Shtetin Islamik.
Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Katari u arrit në tetor, pas përleshjeve të përgjakshme kufitare që lanë dhjetëra ushtarë, civilë dhe militantë të dyshuar të vdekur. Dhuna kishte shpërthyer pas sulmeve në Kabul, për të cilat zyrtarët afganë fajësuan Pakistanin. Në atë periudhë, Islamabadi kreu sulme të thella në territorin afgan, duke pretenduar se po shënjestronte strehime militante.
Top Channel