“Ishte një lojë për show”/ Videoja e Keijsit shokon Inën, ish-banorët ballafaqohen live në studion e “Fan Club”
E ftuar këtë të diel në Fan Club ishte bashkëshortja e Rogertit, Enxhi, e cila foli për lojën e banorit në shtëpinë e Big Brother VIP 5.
Një natë më parë, ajo së bashku me djalin e tyre surprizuan Rogertin, i cili nuk i mbajti dot lotët.
E ftuar në Fan Club, Enxhi u ndal te raporti i Rogertit me vëllain e tij, duke thënë se është një histori që banori do ta thotë vetë brenda shtëpisë nëse dëshiron. “Jam në dijeni, por do doja që këtë pjesë t’ia lija Rogertit që t’ia thotë publikut dhe unë zgjedh që mos të flas për këtë pjesë”, u shpreh bashkëshortja e Rogertit.
Gjithashtu ajo ka pohuar që me tezen e Selin njihen dhe që kanë komunikuar në fillim.
“Absolutisht që i mirëkuptoj të gjithë familjarët se jam vetë një familjare jashtë. Unë e kam konfirmuar që me tezen e Selin njihem dhe nuk dua të bëj një Big Brother jashtë. Kemi komunikuar në fillim, por asgjë më tepër. Është diçka shumë private dhe nuk i përket publikut, mund të përgjigjet Rogreti kur të dalë për mënyrën që ai ka zgjedhur t’u qaset kujtdo banori, jo vetëm Selin. Ku ka dashur të dalë, çfarë ka dashur të arrijë, unë nuk e shpjegoj dot”, tha gruaja e Rogertit.
Top Channel