“E vetmja gjë që kishte ndryshuar pas daljes ishte Kristi”/ Ish-banori i “Big Brother VIP”: Mbushesha në të qarë, familja donte…

22/02/2026 13:32

Kristi Lamaj, ish-banori i BBV, ka folur për eksperiencën e tij në program, teksa u shpreh se ka ndryshuar shumë si person.

“Çdo gjë që e kisha menduar brenda edhe jashtë ishte njësoj. I vetmi ndryshim që gjeta kur dola jashtë ishte Kristi. Kristi kishte ndryshuar totalisht një dashuroi e pafund. Mbushesha gati në të qarë.

Kur shikoja atë dashuri ishte komplet ndryshe. Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës, të rrit, të përmbush, të mëson skutat… t’i kesh gjërat nën kontroll, të ndërton më shumë si njeri dhe të përgatit në jetë”, tha ai.

Nga ana tjetër ai zbuloi edhe se si ka qenë reagimi i familjarëve të tij, pasi u përjashtua nga Big Brother VIP.

“Hera e parë ishte pse, donin të dinin pse. Ka disa gjëra që merren me vete. Disa gjëra do t’i marr me vete. Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë sapo nisi prime, kur erdhën në prime. Se nuk kisha as çelësa shtëpie asgjë, kam qëndruar tek shoqëria”, u shpreh ish-banori i BBV”, u shpreh Kristi Lamaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB