Nga media te drejtësia/ Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit, anëtare e UEFA-s, bënë bashkë ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë, në Bootcamp-in Dixhital, të parin në Shqipëri, me qëllim projektimin e së ardhmes së tifozëve, të futbollit në Shqipëri.
Kjo iniciativë shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon drejtpërdrejt me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, që do të forcojnë mënyrën se si Federata lidhet me tifozët, do të përmirësojnë shërbimet e futbollit në Shqipëri.
“Kur dy kampionë bashkohen, rezultatet më të mira janë ato që arrihen. Mendoj se pikërisht këtë kemi parë sot. Ne jemi sponsor krenar i ekipit kombëtar të futbollit dhe i Federatës Shqiptare të Futbolliit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe përmes ekspertizës dhe teknologjisë dixhitale, që Vodafone ofron. Sot pamë një gamë të jashtëzakonshme idesh, që shërbejnë për të përmirësuar përvojën e tifozëve dhe për t’u dhënë atyre mundësinë ta përjetojnë këtë sport fantastik, edhe më mirë në të ardhmen, përmes mundësive që jep teknologjia”, u shpreh Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.
“Ky ishte një aktivitet shumë i veçantë, shumë i bukur dhe vërtet me rezultat shumë pozitiv. Synimi ishte se si ta përdorim teknologjinë në të mirë të komunikimit, në të mirë të afrimit me tifozët, të komunikojmë sa më mirë përmes teknologjisë. Vërtet idetë ishin fantastike; mënyra e zgjedhur se si t’i marrim këto ide nga ekspertë, specialistë dhe punonjës të Vodafone ishte shumë e bukur dhe besoj se pati një produkt që do të na shërbejë. Padyshim që do të elaborohen më tej dhe do të ndërtojmë projektin e plotë të digjitalizimit, të komunikimit të Federatës dhe njerëzve të futbollit, kryesisht me tifozët, që t’i njoftojmë sa më mirë dhe si t’i afrojmë sa më shumë ata me futbollin”, shprehet Armand Duka, presidenti i FSHF.
Në këtë Bootcamp u prezantuan katër zgjidhje të reja teknologjike, nga të cilat fitues u zgjodh ai për ridimensionimin e website-it dhe aplikacionit të FSHF-së.
Duke ndërthurur ekspertizën e kompanisë lider në teknologji në Shqipëri me vizionin e institucionit drejtues të futbollit në vend, iniciativa demonstron se si dy kampionë kombëtarë mund të bashkëpunojnë, për të çuar përpara të ardhmen e futbollit shqiptar. Vodafone Albania vazhdon të investojë në inovacion, ekselencë të rrjetit dhe zgjidhje dixhitale që fuqizojnë institucionet, bizneset dhe qytetarët, duke forcuar rolin e tij si katalizator i progresit dixhital në Shqipëri.
Top Channel