Pas përjashtimit nga Big Brother Vip 5 pas daljes nga muri, Kristi Lamaj ishte në studio ku foli për largimin e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ish-banori është shprehur se këtë herë ai ka zgjedhur veten e tij duke i besuar logjikës, dhe gjithashtu ai i ka kërkuar falje publikut pas daljes nga muri.

“Herën e parë që kalova murin zgjodha familjen time dhe produksionin. Herën e dytë publikun, ndërsa  herën e tretë zgjodha veten time. Ishte një zgjedhje që i besova logjikës time. Loja në shtëpi nisi me Kristin dhe u zhvillua çdo gjë në lojën time”, tha Kristi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB