Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, vazhdon të shkëlqejë në Serinë B italiane, duke realizuar dy gola të rëndësishëm për Empolin në sfidën ndaj Frosinone-s.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të dhe shërbeu për të zhbllokuar një përballje delikate në transfertë. Shpendi tregoi instinkt të pastër sulmuesi brenda zonës, duke finalizuar me qetësi dhe duke konfirmuar formën e tij shumë të mirë këtë sezon. Me këtë realizim, ai u ngjit fillimisht në kuotën e tetë golave në kampionat, duke barazuar shifrat e binjakut të vet, Kristian Shpendi, i cili deri tani ka kontribuar edhe me katër asistime.

Në pjesën e dytë, sulmuesi la shenjë përsëri, këtë radhë duke ndjekur një kundërsulm të shpejtë të Elia-s, për të shtyrë sferën në rrjetë e për të kaluar përsëri përkohësisht në avantazh ekipin e tij me shifrat 2-1.

Në këtë mënyrë, ai arriti kuotën e 9 golave, duke arritur dhe kaluar vëllanë e tij binjak, Kristian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB