Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit; këtë të dielë Kevin De Bruyne do të kthehet në Napoli, 4 muaj pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Interin të zhvilluar në 25 tetor dhe pas ndërhyrjej kirurgjikale të kryer në Antverp.

Mesfushori belg është gati të hyjë sërish në qendrën stërvitore të kampionëve të Italisë në Castel Volturno. Pasi kreu fazën e parë të riaftësimit në vendlindje, Kevin De Bruyne do të nisë tani rrugëtimin delikat të riatletizmit.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Corriere dello Sport’ sipas së cilës, objektivi është rikthimi në fushën e lojës në muajin mars duke proceduar me kujdesin maksimal për të garantuar një fund sezoni si protagonist me fanelën e Napolit dhe për të qenë gati për kampionatin botëror të futbollit që do të zhvillohet këtë vit në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB