Milan, Rabiot kthehet, por Allegri ‘dridhet’; francezi rrezikon skualifikimin nga kartonët e verdhë dhe pas 2 javëve është derbi…

21/02/2026 12:19

Shpata e Demokleut varet kërcënueshëm mbi kokën e Adrien Rabiot. Francezi që mungoi në ndeshjen me Como për dy kartonët e verdhë të marrë kundër Pisa, kthehet në dispozicion të skuadrës për ndeshjen kundër Parmës.

Është ky një rikthim i rëndësishëm për mesfushën e Milanit me francezin që së bashku me Luka Modric shfaqin lidershipin e tyre në fushën e lojës dhe sjellin qetësinë që kërkohet nga trajneri Allegri.

Por lajmi i keq është se ndëshkimi me karton të kuq për dy kartona të verdhë, nuk i fshin ata të akumuluar më parë nga francezi dhe rezultati është se dy javë përpara Derbit të Madonninës, Rabiot është vetëm 1 karton larg skualifikimit.

Një shqetësim ky jo i vogël për Allegrin; në 7 ndeshjet që Milani ka luajtur pa Rabiot në fushëë kanë ardhur vetëm 2 fitore. Por jo vetëm kaq, Rabiot nuk ishte në fushën e lojës në humbjen e vetme të Milanit në këtë sezon, atë të javës së parë ndaj Cremoneses. Shifra këto që nuk mund të jenë rastësore. Për këtë arsye, në këto 180 minuta që i ndajnë kuqezinjtë nga sfida me Interin, me shumë mundësi trajneri livornez do t’i kërkojë kthjelltësi ekstreme mesfushorit të tij. Allegri e di se nuk mund ta ruajë shumë Rabiot, i cili ndonëse me kartonin e verdhë të skualifikimit në horizont, duhet të jetë në pozicionin e tij në fushën e lojës, por në të njëjtën kohë prania e tij në derbi është thelbësore

Nëse Milani dëshiron të besojë akoma te ëndrra për titullin duhet të shkojë në derbin ndaj Madonninës me dy fitore ndaj Parmës dhe Cremoneses për të luajtur kartat në sfidën direkte me zikaltrit dhe për ta bërë këtë Allegri ka nevojë për francezin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB